Bllokohet emërimi i gjyqtarit të 9 në Kushtetutese

Shares

Emërimi i anëtarit të nëntë të Gjykatës Kushtetuese është bllokuar, pasi Naureda Llagami që u skualifikua në votimin e Gjyaktës së Lartë e ka cuar cështjen në gjykatën Kushtetuese.

Komisioni i votimit brenda Gjykatës së Lartë ka shpallur të pavlefshme pak ditë më parë një votë në procesin për zgjedhjen e gjyqtarit të ri.

Pas këtij konstatimi gjyqtari Asim Vokshi u zgjodh për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese për shkak se rrshtimit më të mirë që kishte në listën e hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi  (KED), duke lënë pas ish-kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Në mbledhjen e posaçme të Gjykatës së Lartë, Llagami mori 9 vota, ndërsa Vokshi 6. Por një nga votat e dhëna për Llagamin u shpall e pavlefshme nga komisioni i brendshëm teknik, bazuar në nenin 13 të rregullores ku prashikohet se nëse një shenjë votimi është ndryhse nga ajo e përcaktuar, vota konsiderohet e pavlefshme.

Komisioni, i drejtuar nga sekretarja e Gjykatës së Lartë, ka argumentuar se vota nuk përmbushte kriteret teknike.

Kjo i hoqi Llagamit shumicën e 3/5 e votave të 15 anëtarëve të Gjykatës, siç kërkon ligji për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, rruga për emërimin iu hap Asim Vokshit, i cili ishte renditur më lart se Llagami nga KED.

Llagami ka kundërshtuar vendimin, duke pretenduar se është shkelur neni 13 i Rregullores së Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, që përcakton qartë rastet kur një votë mund të shpallet e pavlefshme. Sipas saj, asnjë nga këto raste nuk ekziston në këtë situatë.

Fillimisht, Llagami iu drejtua Gjykatës Administrative, e cila deklaroi se nuk kishte juridiksion për këtë çështje, duke e cilësuar si vendimmarrje të brendshme të Gjykatës së Lartë. Pas kësaj, ajo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e vendimit dhe njohjen e rezultatit të votimit përfshirë edhe votën që e nxori atë nga gara.

Kjo ankesë ka pezulluar përkohësisht procesin e betimit dhe emërimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke lënë në pritje plotësimin e trupës me nëntë gjyqtarë.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...