Avionit të Sekretarit të Mbrojtjes i plasaritet xhami, ankthi në mijëra metra lartësi

Shares

Një fluturim shtetëror që transportonte sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, nga Brukseli drejt SHBA-së u detyrua të ndërmerrte ndalesë emergjente në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një defekti teknik — një çarje në xhamin e përparmë të avionit, që shkaktoi probleme me presionin në kabinë.

Rreth një orë pas ngritjes, avioni raportoi problem dhe u ul në Baza Ajrore Mildenhall, në veri të Londrës. Sipas Pentagonit, ulja ishte bërë sipas procedurave standarde dhe “të gjithë pasagjerët, përfshirë Hegsethin, janë të sigurt.”

Sipas raporteve, çarja në xhamin e përparmë — e identifikuar si arsye kryesore e incidentit — ka krijuar dëmtime që mund të kenë ndikuar në presionin në kabinë dhe kanë çuar në devijimin e rrugës së fluturimit.

Ky nuk është incident i pazakontë për fluturimet ushtarake që mbajnë figura të larta. Më parë gjatë këtij viti, avioni që transportonte sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, u detyrua të kthehej për shkak të një problemi mekanik në xhamin e paraqënë të kabinës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...