Pajisje që u gjetën gjatë aksionit
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar një ditë më parë në një biznes në Bradashesh.
Policia njofton se janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.
Ndërkaq janë vënë në pranga 14 persona që i posedonin, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh.
“Shtetasit e arrestuar, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve (recidivistë), si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në kuadër të operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Endri Doda, 43 vjeç – Armëmbajtje
Ervin Cani, 35 vjeç – Armëmbajtje
Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje
Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie
Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetas. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












