Trump dhe liderë botërorë nënshkruajnë marrëveshjen historike të paqes për Gazën.
Presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me disa liderë të rëndësishëm botërorë, nënshkruan një plan historik paqeje për Gazën gjatë një samiti të mbajtur në Egjipt. Marrëveshja u arrit vetëm pak orë pasi 20 pengjet izraelite të mbetura gjallë u liruan dhe u kthyen në shtëpi.
Trump e cilësoi këtë moment si “një ditë të jashtëzakonshme për botën” dhe “një ditë të jashtëzakonshme për Lindjen e Mesme”, duke theksuar rëndësinë historike të dokumentit.
“Kjo kërkoi 3000 vjet për të arritur në këtë pikë. Ju e besoni? Dhe do të zgjasë. Do të zgjasë,” tha ai gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Dokumenti u nënshkrua nga Presidenti Trump, Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi, Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Nënshkrimet e tyre u shoqëruan me duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit në sallë.
“Të gjithë janë të kënaqur,” deklaroi Trump, duke shtuar se edhe pse kishte bërë “marrëveshje të mëdha më parë”, kjo kishte “marrë hov si një raketë”.
Ai shtoi se, ndryshe nga parashikimet e së kaluarës për një Luftë të Tretë Botërore që mund të shpërthente në Lindjen e Mesme, “tani kjo nuk do të ndodhë.”
Sipas burimeve diplomatike, marrëveshja përfshin një plan të gjerë për rindërtimin e Gazës, garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe krijimin e mekanizmave të përbashkët për ruajtjen e paqes afatgjatë në rajon. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












