Sot, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i kërkoi informacion Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbi masat që janë marrë për monitorimin e bankave që qarkullojnë para të narkotrafikut, të cilat më pas injektohen në sektorin e ndërtimit dhe në investime strategjike.
Xhaferri, duke sjellë argumentin e rënies drastike të euros, evidentoi se paraja e narkotrafikut ka ekspozuar sipërmarrjen shqiptare përballë asgjësimit të konkurrencës dhe falimentit.
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, i kërkoi shpjegime Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nëse ka ndonjë nismë që bankat të lehtësojnë dhënien e kredisë për çiftet e reja që duan të blejnë shtëpinë e tyre të parë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












