Arrestohet biznesmeni në Elbasan, edhe 2 të tjerë në pranga

Shares

Foto ilustruese

Arrestohet pronari i kompanisë “Delta” në Elbasan, Bujar Muça ndërsa shoqërohen edhe dy persona
Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e kompanisë “Delta” gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme në qytet. Sipas burimeve, bashkë me Muçën janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, mes të cilëve një mik i të dënuarit për krim të organizuar, Safet Bajramaj.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në ambientet e një biznesi në pronësi të të arrestuarit si dhe në disa zona të qytetit të Elbasanit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi akuzat konkrete, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e aktivitetit të dyshuar të personave të ndaluar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...