Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Shares

Grupet e inspektorëve të IKMT dhe IMT, të shoqëruar nga forca të shumta policie, përforcime xhenio dhe fadroma, kanë nisur gjatë mëngjesit të sotëm një operacion të gjerë për shembjen e ndërtesave pa leje në zonën turistike të Thethit.

Në këtë aksion, ndërtesa e parë që po i nënshtrohet shembjes është një objekt trekatësh i ndërtuar rishtazi, i cili për shkak të lartësisë do të shpërbëhet me eksploziv, pasi përdorimi i fadromave rezulton i pamundur.

Operacioni është pjesë e një fushate të ndërprerë gjatë verës për shkak të sezonit turistik, por që tani po vijon me intensitet të shtuar. Autoritetet kanë identifikuar tetë godina që do të prishen në këtë fazë të parë, përfshirë godinën trekatëshe dhe shtatë shtëpiza druri të ngritura pa leje.

Për këto objekte janë marrë më herët vendimet përkatëse nga IMT dhe njoftimet janë bërë ndaj pronarëve përkatës. Masa e ndërmarrë synon të ndalë ndërtimet e paligjshme që kanë shtuar presionin mbi mjedisin dhe strukturën urbane të Thethit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...