Rama kthen përmbys deklaratat e hershme: Jam ndër admiruesit më të mëdhenj të Trump!

Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sonte viralitetin e momentit ku ai tallet në prani te Presidentit francez Macron dhe atij të Azerbaixhanit Aliyev me një lapsus të Presidentit Trump teksa flet rreth konfliktit Azerbaixhan Armeni, duke ngatërruar ‘Armeninë’ me ‘Albaninë’.

Në fund të komentit Rama e rreshton veten tek admiruesit e mëdhenj të Presidentit Trump. Vetëm 10 vite më parë në kulmin e fushatës presidenciale në SHBA ku garonin Hilary Clinton dhe Trump, Rama dha një intervistë në CNN teksa e konsideroi Trump si një fatkeqësi për SHBA dhe botën duke e fyer atë me përcaktime bullizuese. Atëherë fitoi Trump.

Pas fitores së dytë të Trump, besohet se Rama është refuzuar të ketë takime qoftë edhe informale me drejtuesit kryesorë amerikanë. Pak ditë më parë vetë Kryeministri shqiptar refuzoi të shkonte në New York në Asamblenë e OKB. Disa media e interpretuan si mubgesë raportesh të Ramës me adninistratën e SHBA, ndërkaq edhe frikë për ndonjë hetim jopublik ku mund të përfshihet edhe Rama, veçmas ato hetime që lidhen me organizata kriminale të drogës në Amerikën Latine ku janë shënjestruar edhe shqiptarë me investime në Tiranë dhe bregdet, apo një hetim i lidhjeve të ish shefit të FBI, Charls Mg Gonigal në raport me Kinën, në qendër të të cilave është edhe një kompani kineze me të cilën Rama kishte marrëdhënie në vitin 2015.

NDJESA E RAMËS. KONVERTIMI/ Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.

Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj le ta themi troç:

E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm.

Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...