Një person u qëllua për vdekje me thikë këtë mbrëmje në Babrru.
“Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa ka identifikuar viktimën, Hajdar Ismailgeci. Policia po punon për kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia e Tiranës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












