Gjykata e Lartë la në qeli ish kryetarin e bashkisë së Tiranës, Veliaj

Shares

Gjykata e Lartë vendosi sot të mbajë në qeli ish kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata nuk pranoi rekursin  e paraqitur nga Erion Veliaj.

”Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Erion Veliaj u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë, ndërsa Presidenti i hapi rrugë zgjedhjeve të reja vendose më 9 nëntor, edhe pse ai ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...