Media braziliane shkruan se qeveria e këtij vendi ka nxjerrë urdhër arresti për Ervin Matën i cili jeton në atë vend.
“Ministri Alexandre de Moraes ka dekretuar arrestimin e përkohshëm të Ervin Matës, 38 vjeç, i njohur gjithashtu si një magnat shqiptar që jeton në Brazil.
Vendimi për arrestimin është marrë që më 11 mars, por publikimi i dekretimit ndodhi vetëm më 23 shtator”, njoftoi sot CNN Brazil.
Çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë Federale në mënyrë konfidenciale përmes një kërkese për ekstradim. Deri tani, Ervin Mata nuk është arrestuar.
Drejtësia shqiptare i ka bërë një kërkesë drejtësisë braziliane për ekstradimin e biznesmenit. Në vendin e tij, ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shoqatë kriminale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












