SAMI NEZA/ Ndarja e qartë dhe perspektiva e turbullt e Edi Ramës në raport me Erion Veliaj

Shares

Nga Sami Neza

E gjithë periudha nga arrestimi e Veliajt deri në shkarkimin e tij si kryetar bashkie shikuar nën optikën e deklaratave të Edi Ramës i ngjan një kurbe të ngatërruar, gati lëmsh shumë larg një flurudhe që më pak lakim niset nga diku dhe ia qëllon në shenjë pak më tej.

Ajo cfarë ndodhi në këshillin bashkiak dhe më pas në qeveri me shkarkimin e tij ka lidhje me vendosmërinë e Ramës për ta zhbërë figurën politike të Veliajt, për ta shuar  atë si personalitet të socialistëve. Por ajo cfarë kanë prodhuar deklaratat e tij prej arrestimit e deri tani, dhe më shumë mundësi edhe ato që do të bëhen në vijim, tregojnë një paqartësi të madhe të Ramës.

Ai e ka hequr nga supi pjesën organike të ish mikut të tij të ngushtë por qartësisht nuk ia ka dalë të shkarkohet nga përgjigja që mund të vijë nga Veliaj.

Është një pozicion që nuk ka shumë argumenta për ta mbështetur pasi Veliaj është aq i dobët sa edhe përgjigja më e fortë e tij nuk shkrin distancën për të arritur deri te Rama. Akuzat ndaj tij janë te shtrira në 13 pika. Edhe pse të mbledhura ngushtë rreth vetes e së shoqes janë mjaftueshëm për ta bërë atë të panevojshëm në politikë. Dosje të tjera te fraksionuara si ajo e inceneratorit mund ta mbajnë atë për shumë vite në burg. Kjo pamje mjafton për të siguruar Ramën se nuk ka ngritje nga hiri.

Por megjithatë Rama nuk e ka marrë të mirëqenë këtë djerrinë ku vuan Veliaj.

Kjo për disa arsye.

Rama e ka të vështitë të besojë tashmë tek çfarëdo akordi të mundshëm që ka konstruktuar përmes ndërmjetësve me Veliajn ashtu siç ndodhi me Saimir Tahirin. Ky i fundit bëri burgun, por për shpërdorim detyre. Hetimet nuk avancuan më tej dhe për më shumë pasuria e tij nuk u prek. Tahiri kishte ndikim në PS ndryshe nga Veliaj por megjithatë ai negocoi edhe atë mbështetje duke mos e ruajtur si kolateral në një ditë kur mund të shfaqet ndonjë mundësi.

Kaq mund të ketë në portofol edhe Veliaj ditën e gjykimit në gjyq. Por Rama e njeh mirë dhe nuk i beson. Veliaj nuk ishte në llojin e politikanit të pamëshirshëm por të zyrtarit të pamëshirshëm, i tipit të 1945. Shembuj nga dhuna e tij mbi fatin e të tjerëve nëpër Tiranë mund të tregojnë edhe njerëz shumë të rëndësishëm të së majtës që e kanë vuajtur mbi kurrizin e tyre pa le më të tjerë përtej gardhit që nuk i vendoste fare në kandar. Ky lloj njeriu që pushteti i madh nuk e zbut por e bën edhe më të mujshëm nuk është partner. Ai ka rrugën e vet. Rama me siguri ia njeh këtë veti.

Kështu që marrëveshja funskionon për aq kohë sa e mbajnë rrethanat dhe jo fjala e dhënë.

Prandaj e shohim Ramën herë me maskën e SPAK  e herë me fytyrën e artistave të Harabelit kur flet për Veliajn.

Rama nuk është i sigurtë as për veten e vet. Pas 12 vitesh pushtet duke qeverisur në kushte komode në raport me kundërshtarët politikë, ka ardhur një çast të papriturash kur ai do të jetë në prova edhe nëse opozita nuk e vendos atje.

Ai nga kalkulator është kthyer në instrument në raport me paranë në Shqipëri. Pra është një vegël, thjesht nevojë për ta pasur. Raportet e mjegullta me krimin e organizuar, paranë e pistë, oligarkët e kanë bërë atë të rrijë në valle nga mëngjesi në darkë prej frikës se nëse nuk ndodhet aty, nuk mund të kthehet sërish. Vallen nuk e udhëheq dot ai. Orkestra tani është gjetkë. Vështirë të shihet ku është por i qartë wshte fakti se ajo nuk është në duart e Ramës. Paraja nuk është çështje nacionale sado nacionale të jetë. Pjesë e koktejlit të guximshëm shqiptar ka qenë edhe Veliaj. Kjo e bën Ramën njëfarë ‘mumajesi’ që të krijojë melodinë e modës së ditës, duke na ofruar herë empati për Veliaj e herë harresë sikur nuk ka ekzistuar kurrë.

Kjo torturë që i bën vetes me ujin e fohtë dhe ujin e nxehtë e mban Ramën në formë dhe Veliajn në dilemë deri ditën e vendimit të gjykatës. Më pas është vonë për Veliaj të hakmerret nëse e ka diku në taktikat e tij. Por Rama në këtë fragment të kohës nuk e di rezultatin e lojës së vet me ‘pasardhësin’.

Dhe fjala nuk është se Veliaj mund ta marrë veten më, por se i mbyturi të mbyt.

Nëse Rama po udhëheq këtë strategji të shkopit dhe karrotës, Veliaj deri tani nuk ka dhënë ndonjë produkt as sa Arben Ahmetaj që nuk ka qenë shumë ‘i brendshëm’ në punët e fshehta. Ky i fundit rezistoi duke zhvendosur diskursin nga vetja tek Rama, një rast i rrallë ky kur bëhet fjalë për komunikimin dhe komunikimin  ku përballë ke Ramën. Të paktën Veliaj të testojë pasi jo të gjitha testet shkojnë keq si emërimet në bashki nga qelia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...