Flet Xhelal Mziu për dinamitin tek shtëpia, ku dyshon deputeti i PD

Shares

Deputeti i PD, Xhelal Mziu ka shpjeguar sot në lidhje me tritolin që shpërtheu gjatë natën në ambientet rrethuese të shtëpisë së tij në Kamzë.

“Nuk kam dyshime te askush, e konsideroj një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën”, deklaroi Mziu.

“Nëse do të kisha indicie për persona, absolutisht nuk do të hezitoja për të dhënë emrin e tij. Unë dua të ju them që duke u treguar absolutisht i hapur në marrëdhëniet e mia dhe duke qenë kryetar bashkia apo si deputet nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, dhe nuk gjej dot asnjë lidhje që të ketë me mua apo familjen time për tu vendosur tritoli.
Unë e konsideroj edhe njëherë një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën, siç ishte mbyllja e gojës dje në seancën plenare, por dhe çdo lloj reagimi që kemi pasur gjatë kësaj periudhe….
…Ishte policia aty, përcaktoi që ishte masë tritoli dhe morëm të gjithë ekspertizën e nevojshme. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur mjaftueshëm informacione dhe duke marrë kamerat e gjithë lagjes dhe përreth saj.
Nëse ekziston vullneti i kësaj policie, absolutisht që do të kapen autorët dhe do të dalë se kush është porositësi. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur, edhe pse nuk jam shumë besimplotë në këtë drejtim, por urojmë që në këtë rast të jetë në lartësinë e duhur”, deklaroi Mziu gjatë një konference për shtyp në selinë e PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...