16 shtatori njihet si Dita Botërore e Ozonit, ndaj dhe në vende të ndryshme zhvillohen aktivitete të shumta informimi dhe ndërgjegjësimi.

Edhe Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri në Shqipëri e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, UNIDO, ka realizuar disa aktivitete, duke përfshirë konkurse, workshop-e, ekspozita, veprimtari artistike e sportive, forume me ekspertë etj.
Në qendër të vëmendjes së këtij kalendari aktivitetesh është dhe Protokolli i Montrealit, zbatimi i të cilit në rang global ka dhënë e jep një impakt të jashtëzakonshëm për evitimin e katastrofave shëndetësore dhe pasojave shkatërruese për të gjithë ekosistemin në planet.
Dita Botërore e Ozonit na sjell në vëmëndjen tonë rëndësinë jetike të përpjekjeve globale për rikuperimin dhe mbrojtjen e shtresës së ozonit, e cila vepron si një shtresë mbrojtëse e Tokës nga rrezet e dëmshme ultraviolet (UV).
Në vitet 1980, hollimi i shtresës së ozonit arriti nivele kritike, duke përbërë një kërcënim të madh për jetën në Tokë. Në vijim, zbulimi i “Vrimes se Ozonit” (në 1985) shtroi si kërkesë emergjente miratimin e një Traktati ndërkombëtar për eliminimin gradual të substancave që dëmtojnë shtresën e ozonit.
Protokolli i Montrealit u miratua në vitin 1997 dhe konsiderohet si marrëveshja ndërkombëtare më e suksesshme historike në fushën mjedisore. Falë përkushtimit të 197 vendeve anëtare, është arritur ndalimi i pjesës më të madhe të substancave ozonholluese, duke u shoqëruar me rezultate të dukshme në rikuperimin e shtresës së ozonit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













