Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ditën e sotme qeverinë Rama 4, duke mos përmendur Diellën, ministren e prokurimeve. Mediat e mëdha perëndimore e dhanë lajmin për ministrin AI por sot në listën e Presidencës mungon vajza prej gome.
Sias procedurës dekretet i kalojnë Kuvendit të Shqipërisë ndërsa procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në ditët në vijim, me betimin e kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e saj.
Ceremonia e betimit të ministrave të rinj do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Tri ditë më parë Begaj autorizoi Ramën për krijimin e qeverisë si dhe postit të ministrit elektronik Diella, pa cituar ndonjë ligj apo nen ku e mbështet një vendim të tillë.
DETAJET/ Presidenti Begaj dekretoi:
1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;
2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













