Protesta e madhe në Hagë në mbështetje të Thaçit, nesër lexohet mbrojtja e

Shares

U zhvillua sot në Hagë një protestë e madhe në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale. Bashkëatdhetarë të shumtë, të pajisur me flamuj, uniforma dhe këngë patriotike, janë mbledhur nga vende të ndryshme për të shprehur kundërshtinë ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit e cilësojnë gjykimin si të padrejtë dhe të ndikuar nga shpifjet e Serbisë.

Manifestimi po zhvillohet një ditë përpara se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020 dhe po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur protestën, duke theksuar përkrahjen për të akuzuarit, ndërsa ka shprehur keqardhjen që nuk mund të udhëtonte drejt Hagës për shkak të angazhimeve të tij. Pjesëmarrësit kërkuan lirimin sa më të shpejtë të ish-komandantëve të UÇK-së dhe denoncuan ashpër rolin e Gjykatës Speciale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...