Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, ka finalizuar operacionin e koduar “XUEX”, duke zbuluar dhe goditur një skemë mashtruese që funksiononte përmes platformave online dhe kriptomonedhave.
Pas hetimeve disa mujore, u ushtruan 83 kontrolle në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Si rezultat, u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Janë ndaluar Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini, raporton Droni.al.
Skema mashtruese kishte tipare piramidale, duke u premtuar qytetarëve fitime të shpejta në këmbim të sjelljes së anëtarëve të rinj dhe investimeve në kriptomonedha.
Gjatë operacionit u sekuestruan 50 telefona celularë, 11 kompjuterë, një automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë, 340 franga si dhe 6 llogari kriptomonedhash. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












