Një marrëveshje midis Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara dhe Policisë Bashkiake i ka hapur rrugë, konfiskimit të tyre në rast se pronarët nuk i largojnë brenda 30 ditëve nga njoftimi.
Drejtoresha e Policia Bashkiake të Tiranës shpjegoi disa momente ligjore të kësaj marrëveshje që shkaktojnë reagine për shkak të paligjshmërisë së tyre.
Së pari, ajo u shpreh se “makinat që do të shkojnë në pikën e bllokimit do të konfiskohen nga Policia Bashkiake”. Në fakt, Policia Bashkiake nuk ka kompetencë ligjore për konfiskim – një masë e tillë parashikohet vetëm nga organet e drejtësisë përmes vendimit gjyqësor ose në procedura të tjera të posaçme.
Së dyti, ajo tha se “pas dërgimit në pikën e bllokimit qytetarët humbasin të drejtën e pronësisë mbi mjetin”. Edhe kjo deklaratë nuk mbështetet në asnjë dispozitë ligjore. Pronësia nuk humbet automatikisht me dërgimin e mjetit në një vendparkim të bashkisë; heqja e së drejtës së pronës kërkon bazë të qartë ligjore dhe vendim të posaçëm.
Megjithatë policia ka vendosur lajmërimet mbi këto makina. Numri i këtyre makinave është minimal ndërkohë që policia bashkiake ka ngritur me korrupsion parkime mes lagjeve të zyrave të makinave me qera. Vetëm në bllokun 1 maji të njësisë 5, vetëm në një rrugë të saj ‘Njazi Demi’ mund të gjesh mbi 60 makina të zyrave me qera të vendosura larg kësaj zone që paguajnë nën dorë për vertetime të falsifikuara dhe parkim të paligjshëm zyrtarë të bashkisë së Tiranës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













