UDHËZIMI/ Qeveria ndalon përdorimin e celularëve në shkolla, rregulla të reja për nxënësit dhe prindërit

Shares

Ministria e Arsimit

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar një udhëzim të posaçëm që vendos rregulla të reja mbi përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ngjashme në institucionet arsimore parauniversitare.

Sipas këtij udhëzimi, nxënësit nuk do të lejohen të marrin me vete telefona celularë në ambientet e shkollës. Përjashtim bëhet vetëm në rastet kur prindi paraqet një arsye të justifikuar pranë drejtorisë. Në këto raste, telefoni duhet të mbahet i fikur dhe dorëzohet në një sirtar ose kuti të posaçme në klasë, që nga fillimi i orës së parë deri në përfundim të mësimit.

Zbatimi i rregullit është përgjegjësi e mësuesit kujdestar dhe drejtorisë së shkollës. Komunikimi në raste urgjente do të realizohet vetëm me lejen e stafit pedagogjik ose përmes drejtorit. Po ashtu, udhëzimi nënvizon se edhe mësuesit duhet të jenë shembull, duke respektuar vetë këtë ndalim.

Një rol të rëndësishëm në zbatimin e masës pritet ta kenë edhe prindërit, të cilët duhet të bashkëpunojnë me institucionin arsimor dhe të përforcojnë mesazhin edhe në familje, në mënyrë që fëmijët ta kuptojnë se kufizimi bëhet për të mirën e tyre.

Në rast të shkeljeve të përsëritura, pavarësisht masave këshilluese, drejtoria e shkollës do të marrë vendime të tjera ndëshkuese në përputhje me rregulloren përkatëse. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...