Qeveria e re në optikën e Berishës: Kartelet po përleshen se kush do të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin

Shares

Kartelet po përleshen se kush do të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin, Elbasani nuk heq dorë nga Taulanti, tha sot në një koment për qeverinë e re, kreu i PD, Sali Berisha.

“Komenti im është ky. Edi Rama i tmerruar nga krimet që ka kryer, nga farsa elektorale, nga damoskja tani me vetëkuptim, si anëtar i organizatës kriminale Sorosiane, është i aftë të marrë çdo vendim në verbëri.
Por ju garantoj ju, se opozita do të qëndrojë fuqishëm me dritën e transparencës. Pavarësisht nga përpjekjet e tij të dështuara, opozita do ti japë transparencën shqiptarëve.
Tani unë thashë se do më pyesje ti mua, se çfarë po zien në kartelet e drogës për emërimin e ministrave të Edi Ramës. Por kjo është kryesorja.
Priten përleshje të mëdha midis tyre, kush të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin. E keni marrë vesh besoj.
Të tjerë janë për atë Dyrmishin. Ata e lanë Arkend Ballën dhe duan Vlorën tani.
Këta të Elbasanit nuk heqin dorë nga Taulanti.
Tani, betejat po zhvillohen midis klaneve, karteleve të drogës. Mendoj se këto i interesojnë popullit më shumë. Prandaj dhe është detyrë që të ua themi”, deklaroi kreu i PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...