Miklovan Danaj gjendet pa jetë në Marbella të Spanjës

Shares

Autoritetet spanjolle kanë gjetur në bregun e Marbellës trupin e pajetë të Miklovan Danaj, 30 vjeç, me origjinë nga Shkodra (Gur i Zi), i cili ishte raportuar i zhdukur që prej 11 majit.

Familjarë e miq kishin mbetur pa kontakt me të ndërkohë që kanë marrë një telegram dhe mesazh anonim, që konfirmonte vdekjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin më.

Këto mesazhe kanë shtuar dyshimet se Danaj ishte vrarë për shkak të përfshirjes së tij në trafikun e kokainës dhe lidhjeve me grupe kriminale ndërkombëtare.

Aktualisht, Guardia Civil në Marbella ka nisur një hetim zyrtar, por deri më tani nuk rezultojnë arrestime. Nuk është bërë ende e qartë nëse trupi u gjet në det apo përgjatë bregdetit, ndërkohë që autoritetet kanë shmangur sqarime mbi rrethanat e vdekjes së tij.

Mediat vendase raportojnë se Danaj ishte prej vitesh aktiv në trafikun ndërkombëtar të drogës – nga Kolumbia drejt Evropës – dhe dyshohet ta ketë ndërtuar vetë strukturën e tij kriminale në Marbella. Lidhjet me grupe kolumbiane dhe konflikete me persona të tjerë në botën e krimit janë ngjarë që mund t’i kenë kushtuar jetën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...