Endri Fuga është arratisur. Pse nuk guxojnë të thonë mediat asnjë fjalë për këtë gjë?, pyeti sot Berisha gjatë një komunikimi në oborrin e SPAK.
“Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga?
Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit?
A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi.
Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë?
Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga.
Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë”, deklaroi Berisha.
Endri Fuga prej kohësh ka lënë detyrën e drejtorit të komunikimit të qeverisë dhe mendohet se nuk ndodhet në Shqipëri.
Ai është thirrut kohë më parë në SPAK për të dëshmuar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












