Resorti i ndertuar nga Halili
Një ish zyrtar i IMT u arrestua sot pasi u gjet se ka ndërtuar disa vila pa leje në Kepin e Rodonit. Vilat u shembën dy ditë më parë ndërsa vet kryeministri Rama postoi momentet e shembjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin Ardian Halili, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, njoftoi policia e Durrësit.
Halili drejtoi IMT ne Durres nga 2017 deri ne vitin 2021.
Ky është rasti i parë kur zyrtarë që lejuan ndërtime pa leje në vende publike bëhen përgjegjës, pavarësisht nivelit të lartë të flagrancës së ish kryeinspektorit të IMT në Durrës, i cili ka ndertuar edhe vete pa leje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












