Përcjellja e Zhejit të hënën me një ceremoni në Akademinë e Arteve

Shares

Ceremonia e përcjelljes së gazetarit Artur Zheji do të bëhet të hënën më 26 gusht.

Nga ora 10:00 deri në mesditë, në mjediset e Universitetit të Arteve organizohen homazhet në nderim të tij.

Ceremonia private do të mbahet më pas tek ‘Alba 2000’. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji. Më 29 gusht do të festonte ditëlindjen e tij të 64.

Artur Zheji u nda nga jeta të shtunën në një moment pushimi me familjen në Sarandë, si pasoje e një arresti kardiak.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, puna e parë e tij u shënua në Teatrin Kombëtar si dramaturg. Më tej zhvilloi karrierën  në median italiane gjatë viteve 90. Ishte lufta në Kosovë që e riktheu në Shqipëri ku me përvojën ndërkombëtare i dha një frymë të re televizionit me emisionin “Luftë apo paqe në Kosovë”.

Artur Zheji më pas u zgjodh drejtor në RTSH, në agjencinë telegrafike shqiptare dhe në gazetën Mapo. Në 2016 krijoi portalin e lajmeve 360 gradë.al që më pas e replikoi edhe si emision me të njëjtin emër “360 gradë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...