Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit ndërsa shimicën e treguesve finanviarë dhe investimeve i ka realizuar vrtëm nga 4-20%.
Bashkia e Tiranës po përballet tani me një krizë të rëndë të qeverisjes së saj financiare dhe buxhetore, tha sot nënkryetari i këshillit bashkiak, Dorjan Teliti.
“Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve.
13 milionë euro më shumë janë shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe politikisht të kapur.
Kjo administratë është rritur trefish në 10 vitet e fundit, pa asnjë reflektim mbi eficiencën apo nevojën për shërbim publik më cilësor.
Ndërkohë, investimet publike, thelbi i çdo qeverisjeje vendore që funksionon në shërbim të komunitetit, janë neglizhuar plotësisht.
Në këtë 7-mujor vetëm 35 milionë euro investime janë realizuar, që përbëjnë vetëm 20% të planifikimit për periudhën janar-korrik, duke lënë qytetarët pa infrastrukturë, pa shërbime dhe pa zhvillim.
Gjithashtu, të shumta janë programet kryesore buxhetore që kanë realizime të papranueshme. Konkretisht: Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile 19% realizim; Zhvillimi ekonomik vetëm 11%; Shërbime bujqësore dhe siguria ushqimore 34%; Ujitja dhe kullimi 9%; Rrjeti rrugor rural 18%; Planifikimi urban 13%; Strehimi 4%, strehimi social 5%; Arsimi bazë dhe i mesëm 38%”, tha sot Teliti.
PD, tha Teliti kërkon sa më shpejt mbajtjen e zgjedhjeve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












