Partia Demokratike duket se ka vendosur t’i japë 3 deputetë ‘hua’ aleatit të tij, Ilir Meta për të krijuar një grup parlamentar pas një takimi zhvilluar një ditë më parë mes dy Sekretarëve të Përgjithshëm të PD dhe Partisë së Lirisë, Flamur Noka dhe Tedi Blushi.
PL ka 4 deputetë dhe për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 7 deputetë.
Grupi parlamentar krijon përfitime qoftë në zyra dhe staf të cilat do të jenë bonus por edhe në minutat që zënë në debatin parlamentar.
Edhe Partia Mundësia po kërkon krijimin e një grupi parlamentar që mund të ketë nevojën e mbështetjes së PD përveç disa deputetëve të partive të vogla që tashmë nuk kanë mundësi të kenë grup. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












