“Lirohet” dy orë pas mesnate ish drejtuesi i AKSHI

Shares

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, i zhdukur nën kushte misterioze, u rikthye në banesë ditën e sotme.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij”, njoftoi policia e Tiranës.

Familjarët kishin ngritur alarmin pranë Komisariatit nr. 1 në Tiranë, pasi kishin humbur çdo kontakt me të që kur ai i kishte dërguar një mesazh shqetësues — “po më arrestojnë” — pak para se të zhdukesh; megjithatë, policia sqaroi se ai nuk ishte ndaluar zyrtarisht nga askush  .

Shima ka deklaruar se u largua për në jug të vendit pas një konflikti që pati me të dashurën — një shpjegim që ende nuk shpjegon mesazhin shqetësues që dërgoi.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...