Berisha komenton zhdukjen e Daniel Shimës: E gjeni tek shtëpia e …

Shares

Berisha akuzon Ramën për zhdukjen e ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar publikisht lidhur me zhdukjen e ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar pjesë nga një intervistë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, dhënë një vit më parë për gazetarin Çim Peka në Syri Tv, ku ai dëshmonte se Shima ishte kërcënuar drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama.

“Daniel Shima është tek Rama në Surrel!” shkruan Berisha në reagimin e tij, duke lënë të kuptohet se zhdukja e tij lidhet me presionin e ushtruar nga kreu i qeverisë.

Në intervistën e 29 korrikut 2024, Ahmetaj deklaronte se Shima ishte kërcënuar për të heshtur lidhur me çështjet e AKSHI-t. “AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë, e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”, shprehej Ahmetaj në atë kohë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...