Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet që po zhvillohen mbi aferën e inceneratorëve dhe kontratat e dyshuara të lidhura me institucionet vendore. Emri i tij është përmendur në dosjen e SPAK, ku theksohet përfshirja e kompanive të tij në qarkullime të dyshimta financiare, por deri më tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare.
Hetimet janë përqendruar kryesisht te aktiviteti i kompanive “Gogel” dhe “Gogel Holding”, të cilat sipas të dhënave kanë realizuar një xhiro prej dhjetëra milionë eurosh, ndërsa dyshohet se kanë përfituar kontrata të lidhura ngushtë me Bashkinë e Tiranës. SPAK ka kryer kontrolle dhe sekuestrime mbi disa prej pronave dhe bizneseve të lidhura me Veliajn, si edhe mbi kompaninë “One”, për të cilën dyshohet se ka lidhje të ngushta financiare dhe korruptive. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, gjykatat kanë rrëzuar ankimet e bëra nga Arbër Veliaj dhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, duke lënë në fuqi vendimet e SPAK për verifikimin e lëvizjeve të tyre financiare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












