Berisha komenton pensionin që caktoi Rama për kryeministrin, 30 herë më i lartë se pensioni mesatar

Shares

Kur Shqipëria digjej, Edi Rama i caktoi vetes pensionin më të lartë në historinë e vendit, 4 milionë lekë në muaj, komentoi sot Berisha vendimin e qeverisë për pensionet.

“Por, lajmi i verës është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.
Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.
Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete.
E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.
Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.
Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë.
Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë.
Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...