Presidenti Donald Trump po zhvillon tani me udhëheqësit evropianë së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ndërkohë që ka avancuar fjalori i bisedimeve dreht shkëmbimit të territoreve, një tabu për Ukrainën dhe Evropën.
Trump shpjegoi objektivat e bisedimeve të tij me udhëheqësit evropianë, duke thënë se ata do të diskutonin “kush do të bëjë çfarë” si pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe “shkëmbimeve të mundshme të territorit” për t’i dhënë fund luftës.
“Presidenti Putin ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën. Dhe kjo është një nga pikat kyçe që duhet ta shqyrtojmë dhe do ta shqyrtojmë këtë në tryezën e bisedimeve. Jam optimist se së bashku mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengonte çdo agresion të ardhshëm kundër Ukrainës, dhe në fakt mendoj se nuk do të ketë”, deklaroi Trump.
“Presidenti Putin ra dakord që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën. Dhe kjo është një nga pikat kyçe që duhet ta shqyrtojmë këtë në tryezën e bisedimeve. Jam optimist se së bashku mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengonte çdo agresion të ardhshëm kundër Ukrainës, dhe në fakt mendoj se nuk do të ketë”, theksoi Trump.
Presidenti Donald Trump njoftoi se një rezolutë mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën do të arrihet sot, pas takimit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Do të arrijmë në një rezolutë sot, mendoj, për pothuajse gjithçka, përfshirë ndoshta sigurinë”, tha Trump në Dhomën Lindore së bashku me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë.
Trump i tha Zelensky-t: “Kam një ndjesi se ti dhe Presidenti Putin do të arrini diçka. Në fund të fundit, ky është një vendim që mund të merret vetëm nga Presidenti Zelensky dhe nga populli i Ukrainës, duke punuar së bashku në marrëveshje me Presidentin Putin. Dhe unë mendoj se gjëra shumë të mira do të dalin nga kjo”, tha Trump.
Pas bisedës në prani të gazetarëve, Trump ftoi udhëheqësit evropianë në zyrën ovale ku do të vijojë takimi.
Çfarë deklaruan udhëheqësit evropianë në paradhomën e Zyrës Ovale:
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e sotme kanë qenë “konstruktive” dhe ata diskutuan “çështje të ndjeshme, duke përfshirë garancitë e sigurisë”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha se garancitë e sigurisë dhe një takim trepalësh me Rusinë, Ukrainën dhe SHBA-në do të ishin një hap “historik” përpara.
Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi nevojën për një armëpushim para çdo takimi me Rusinë, duke i thënë Trump: “Le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”.
Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri jehonë thirrjeve të Merz për armëpushim dhe i përshkroi bisedimet si një çështje sigurie për të gjithë Evropën.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se një nga pyetjet më të rëndësishme është “si të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë përsëri, që është parakushti i çdo lloj paqeje”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se aleatët duhet të shtyjnë për t’i dhënë fund shënjestrimit të infrastrukturës së Ukrainës.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje që kthimi i fëmijëve të rrëmbyer ukrainas të jetë një përparësi kryesore, duke shtuar: “Si nënë dhe gjyshe, çdo fëmijë duhet të kthehet në familjen e tij”.
Presidenti finlandez Alexander Stubb tha se ai… “mund të vijë nga një vend i vogël, por kemi një kufi të gjatë me Rusinë” – dhe se ai mendonte se kishte pasur më shumë përparim në Ukrainë në dy javë sesa në tre vitet e fundit. Finlanda e ka gjetir një zgjidhke me Rusinë në 1944, shpresoj që Ukraina ta gjejë në 2025. r.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












