Presidenti Donald Trump po mban takimin me Presidentin ukrainas Zelenski.
Gjatë bosedës me gazetatët Trump nuk e përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
“Do t’ju njoftojmë për këtë, ndoshta më vonë sot,” tha Trump.
Hapja e tij për të lejuar trupat amerikane në terren në Ukrainë mund të sjellë një ndryshim të madh, pasi Ukraina i konsideron garancitë e sigurisë si kritike për çdo marrëveshje përfundimtare paqeje me Rusinë.
“Ata janë vija e parë e mbrojtjes, sepse janë atje, në Evropë. Por ne do t’i ndihmojmë. Gjithashtu, do të jemi të përfshirë”, tha ai.
Trump tha se nëse do të kishte një marrëveshje paqeje, ajo do të zbatohej.
“Mendoj se nëse mund të arrijmë paqen, do të funksionojë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha ai.
Një gazetar e pyeti Volodymyr Zelenskyy nëse është i përgatitur të “dërgojë trupat ukrainase drejt vdekjes së tyre” ose “të rivizatojë hartat” për një marrëveshje paqeje.
“Ne jetojmë nën sulme, çdo ditë”, tha Zelenskyy, duke vënë në dukje vdekjen e një fëmije së fundmi.
“Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë për të ndaluar Rusinë, dhe kemi nevojë për mbështetje, partnerë amerikanë dhe evropianë. Ne do të bëjmë çmos me këtë. Ne tregojmë se jemi njerëz të fortë dhe mbështetëm idenë e Presidentit Trump për ta ndaluar këtë luftë. Ne jemi gati për takim trepalësh me Putinin”, tha lideri ukrainas.
“Ne folëm, do kemi edhe një telefonatë pas këtyre takimeve sot dhe mund të kemi takim trepalësh. Nëse nuk ndodh, do të vazhdojë lufta. Ai po pret telefonatën time pas këtij takimi”, tha Trump.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dorëzoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump një letër nga Zonja e Parë e Ukrainës drejtuar Melania Trump.
“Gruaja ime, zonja e parë e Ukrainës, ajo më dha një letër. Nuk është për ty, por për gruan tënde”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Trump komentoi nëse mund të kenë ose jo një takim trepalësh. Nëse nuk ndodh, tha ai, luftimet do të vazhdojnë. Por nëse ndodh, presidenti amerikan thotë se “ka një mundësi të mirë që ndoshta t’i jepet fund. Po pret telefonatën time sapo të mbarojmë këtë takim”
Me kaq, Trump falënderoi median dhe gazetarët u nxorën jashtë dhomës.
Takimi mes Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe atij të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nisi në orën 17.30. Ky i fundit e priti Zelensky-n, duke buzëqeshur dhe duke i vënë dorën mbi supe.
Pas samitit në Alaskë me Putinin, Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar kurs, nuk flet më për armëpushim të menjëhershëm, por për një marrëveshje të plotë paqeje, ku rolin kryesor e ka vetë Ukraina.
Presidenti rus, Vladimir Putin kërkon dorëzimin e Luhanskut e Donetskut, njohjen e Krimesë si ruse dhe heqjen e disa sanksioneve. Rusia është e gatshme po ashtu të ndalojë ofensivën në Kherson e Zaporizhzhia, por kërkon kontroll të plotë në Donbass. Ndërsa në takimin e Alaskës, për herë të parë, Moska pranoi idenë që SHBA-të dhe BE të ofrojnë garanci sigurie “në stilin e NATO-s” për Ukrainën, e cila ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit 2022. r.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












