Rrahja e rëndë në Sarandë, policia vë në pranga dy vëllezërit bënë për spital një familje

Shares

Një familje e tërë, babai, nëna dhe i biri u plagosën rëndë një ditë më parë në Sarandë ndërsa policia ndërhyri dhe arrestoi dy vëllezër, autorë.

“Policët arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit F. L., 39 vjeç, dhe R. L., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.

“Këta shtetas, më datë 17.08.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur rëndë shtetasit E. A., 26 vjeç, N. A., 59 vjeçe, dhe B. A., 62 vjeç, banues në Sarandë”, njoftoi policia e Sarandës.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...