Berisha: Rama shpenzoi 490 milionë euro për luks dhe afera! Vetëm me një të katërtën e tyre do ishin blerë së paku 7-10 avionë kundër zjarreve

Shares

Kryeministri Edi Rama shpenzoi 490 milionë euro për luks dhe afera! Vetëm me një të katërtën e tyre do ishin blerë së paku 7-10 avionë kundër zjarreve, 4 helikopterë dhe 180 makina zjarrfikëse, tha sot kreu i PD, Sali Berisha.

“Edi Rama për udhëtimet e veta me avion në dispozicion ka shpenzuar në dy vite në 140 udhëtime, 24 milionë euro.
Mungesa e mjeteve antizjarr dhe dëmet e mëdha të zjarreve janë krim shtetëror se në këto vite Edi Rama ka paguar vetëm për djegësin e Tiranës 130 milionë euro dhe atij nuk i gjenden as gjurmë, dhe për djegësit në tërësi mbi 200 milionë euro dhe asnjë nuk funksionon.
Edi Rama është përgjegjës direkt për situatën katastrofale të mjeteve antizjarr në Shqipëri, ndaj dhe dëmet e zjarreve janë një krim shtetëror sepse nga paratë e taksapaguesve shqiptare, i paguan Beketit 120 milionë euro, për faktin e vetëm se Ramaduro nuk duronte dot fjalën e lirë dhe kritikat nga një media e pavarur.
Dëmet nga zjarret janë një krim shtetëror jo se ato i shkaktoi qeveria, por qeveria u tregua e papërgjegjshme dhe Shqipëria kishte shkallën më të dobët të pajisjeve, të mjeteve, të reagimit ndaj tyre.
Vetëm në Porto Romano, në aferën e Porto Romanos, iniciativë direkt personale e Edi Ramës, nga 19 milionë euro që dolën nga buxheti i shtetit, u shpenzuan për punimet gjithsej 6.7 milionë, 13 milionë u ndanë me Edi Ramën dhe hajdutët e tij.
Për dëmet e tmerrshme të zjarreve këtë vit, shkoni shihni Delvinën si është bërë. Asnjë luftë nuk i ka shkaktuar Delvinës ato që i shkaktuan këto zjarre.
Është përgjegjës Edi Rama direkt. Vetëm me tunelin e Llogarasë, për shkak të diferencës mes ofertës së parë dhe të dytë, janë vjedhur 50 milionë euro.
Kopshti i Edenit, vendi nuk ka zjarrfikëse, nuk ka helikopterë, nuk ka Kanadair apo avionë të tjerë të shuarjes së zjarreve, as të blerë dhe as të kontraktuar me qira, ndërkohë Edi Rama paguan 5 milionë për të vendosur Kopshtin e Edenit në oborrin e kryeministrisë, paguan 7 milionë euro kompaninë private ditën e zgjedhjeve për të manipuluar zgjedhjet, Giro D’Italia, paguan 10 milionë euro për lobim, satelitët që na duheshin për zjarret.
Dhe pikërisht në vitet kur kishim edhe shikimin satelitor, zjarret bënë kërdinë si asnjëherë tjetër më parë.
Të gjitha këto shuma të paguara nga qytetarët e Delvinës dhe qytetarët shqiptarë, nga taksat e tyre, janë rreth 490 milionë euro.
Në qoftë se vetëm një e katërta e tyre do përdorej për mjetet antizjarr, Shqipëria do të kishte së paku 7 deri në 10 Kanadair të përdorur.
Do të kishte katër helikopterë të tjerë dhe së paku 180 zjarrfikëse”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...