Aksidenti i rëndë në Bushat, babai mbetet pa jetë nëna dhe dy të miturit në spital

Shares

Në vendin e aksidentit

Një aksident i rëndë ndodhi sot në mesditë në Bushat, në aksin Shkodër Lezhë.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.

Për shkak të përplasjes A. L., 47 vjeç, humbi jetën nga ky aksident. 3 pasagjerët e dëmtuar (bashkëshortja e shtetasit A. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur) janë dëguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...