Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan rreth tre orë bisedime me dyer të mbyllura ndërsa fill më pas dhanë një konferencë për shtyp e cila nisi nga Presidenti i Rusisë i cili tha se negociatat me palën amerikane u “zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe respekti të ndërsjellë”.
Putin komentoi negociatat për paqen në Ukrainë dhe fundin e luftës.
Presidenti Donald Trump pranoi se në takim “u ra dakord për shumë pika”, por shtoi se sot nuk do të arrihet një marrëveshje për luftën në Ukrainë.
“Sot kemi bërë përparim të rëndësishëm. Pata një bisedë të rëndësishme me Presidentin Putin. Kemi pasur takime të vështira në të kaluarën, i kemi kapërcyer ato dhe sot patëm një takim konstruktiv. Putini ka parë shumë në karrierën e tij. Kishte çështje për të cilat ramë dakord dhe të tjera për të cilat nuk ishim dakord. Do ta informoj Presidentin Zelensky për atë për të cilën ramë dakord. Do të bëj telefonata për të informuar mbi takimin. Ka disa gjëra për të cilat nuk ishim dakord. Nuk ka marrëveshje sot”, deklaroi Trump para se të shtrëngonte duart me Putinin.
Pas samitit, Trump i tha Fox News se do të pezullonte vendosjen e tarifave ndaj Kinës për blerjen e naftës ruse pasi të kishte bërë përparim me Putinin. Ai nuk e përmendi Indinë, një tjetër blerës të madh të naftës bruto ruse, së cilës i është vënë një tarifë totale prej 50% për importet amerikane që përfshin një gjobë prej 25% për importet nga Rusia.
“Për shkak të asaj që ndodhi sot, mendoj se nuk kam pse të mendoj për këtë tani,” tha Trump për tarifat kineze. “Mund të më duhet të mendoj për këtë pas dy javësh ose tre javësh ose diçka të tillë, por nuk kemi pse të mendojmë për këtë tani.”
Putini nuk përmendi takimin me Zelensky kur foli me gazetarët më parë. Ai tha se priste që Ukraina dhe aleatët e saj evropianë t’i pranonin rezultatet e negociatave SHBA-Rusi në mënyrë konstruktive dhe të mos përpiqeshin të “prishnin progresin që po vinte”.
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që mund t’u lejojë investitorëve të huaj, përfshirë gjigantin amerikan të naftës Exxon Mobil, të blejnë përsëri aksione në projektin e naftës dhe gazit Sakhalin-1.
Nënshkrimi i dekretit erdhi në ditën e samitit midis Presidentit rus dhe Donald Trump. r.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












