Takimi Trump-Putin pritet të zgjasë 7 orë, nis sonte në 23.00 me orën tonë lokale

Shares

Nga takimet e mëhershme Trump-Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është planifikuar të mbërrijë në Anchorage në orën 11:00 sipas kohës lokale (21:00 me orën në Shqipëri) dhe do të përshëndetet personalisht nga Presidenti Trump kur të zbresë nga aeroplani i tij, njoftoi REL duke cituar zëdhënësin e Kremlimit Dmitri Peskov.

Gjatë fluturimit që do të zgjasë katër orë nga qyteti rus i Magadanit në Anchorage të Alaskës, Putin do të studiojë dhe shqyrtojë me kujdes të gjitha çështjet që do të jenë në agjendën e bisedimeve, tha Peskov.

Këto përfshijnë konfliktin e Ukrainës, si dhe çështje në marrëdhëniet dypalëshe Rusi-SHBA, projekte të mundshme të përbashkëta ekonomike dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Samiti Trump-Putin mund të zgjasë midis gjashtë dhe shtatë orësh, u tha gazetarëve po ashtu Peskov, duke shtuar se Moska pret që takimi të jetë produktiv. Ai gjithashtu deklaroi se takimi ballë për ballë midis dy presidentëve do të mbahet me praninë e ndihmësve.

Ndërkohë, i dërguari ekonomik presidencial, Kirill Dmitriev përveç konfliktit në Ukrainë dhe lidhjeve ekonomike tha se të dy palët presin të diskutojnë rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në tërësi, njofroi REL. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...