Nis në Alaskë takimi Trump-Putin, detajet nga pritja në aeroport dhe fluturimi i beftë i avionit B2 që bombardoi në Iran

Shares

Ka nisur këtë mesnatë ( me orën e Shqipërisë) në Alaskë takimi mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku në fokus të bisedimeve do të jetë arritja e një marrëveshje për paqen në Ukrainë.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

Dy presidentët shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e aeroportit të Anchorage, Donald Trump dhe Vladimir Putin iu drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin.

Putin kishte sjellë limuzinën e tij “Aurus” por ai hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha” bashkë me Presidentin amerikan Trump.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në tapetin e kuq.

Ndërsa dy liderët lëvizën në avionin e kuq disa avionë ushtarakë amerikanë kaluan sipër tyre, përfshirë avionë luftarakë dhe atë që dukej të ishte një bombardues B-2.

Donald Trump zbarkoi në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me avionin presidencial, Air Force One, rreth orës 8:30.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...