Censura e qeverisë e patolerueshme, postimi i Ambasadës Amerikane

Shares

Ambasada Amerikane në Tiranë dënoi sot censirën qeveritare ndaj fjalës së lirë ndërsa publikoi një koment nga DASH ku theksohet se censura është e patolerueshme, shkruan Ambasada Amerikane në postimin e saj në Facebook, duke iu referuar deklaratës së Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, 12 gusht 2025, Uashington DC.

POSTIMI I AMBASADËS NË TIRANË/ “Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë. Liria e shprehjes mbetet e kërcënuar në shumë pjesë të botës, siç theksohet në Raportin e të Drejtave të Njeriut të vitit 2024. Qeveritë vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare. Dhe, pavarësisht se sa i papajtueshëm mund të jetë fjalimi i dikujt, kriminalizimi ose heshtja e tij me forcë shërben vetëm si një katalizator për urrejtje, shtypje dhe polarizim të mëtejshëm.” – Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, 12 gusht 2025, Uashington DC.

Këto ditë qeveria në Tiranë ka përzënë nga zyrat dhe bllokuar transmetimet për tv news24 ndërsa në mënyrë të vazhdueshme bllokon mediat kritike online, mes tyre edhe droni.al. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...