Ministri Vengu për avionët: Nuk kemi lidhur kontratë deri tani

Shares

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu konfirmoi sot se nuk ka nisur procedurë për blerjen e avionëve për shuarjen e zjarrit, për sa kohë siç tha ai nuk është lidhur asnjë kontratë.

I pyetur mbi polemikat për mungesën e avionëve zjarrfikës shqiptarë, Vengu u shpreh se procedurat për blerjen e tyre kanë përfunduar, por ende nuk janë lidhur kontrata, pasi avionët duhet të prodhohen para se të vijnë në Shqipëri. Sipas tij, pengesa kryesore mbetet mungesa e pilotëve të trajnuar për këtë mjet, ndaj është hapur edhe një shkollë aviacioni për përgatitjen e tyre.

“Avionët janë duke u blerë, çdo gjë është transparente. Nuk kemi bërë disbursime sepse nuk kemi lidhur kontratë. Procesi kërkon kohë”, tha ministri, duke nënvizuar se puna për përforcimin e kapaciteteve ajrore vijon.

Mbrëmjen e së mërkurës, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ai i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilluan një komunikim me mediat nga Delvina, duke bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas tyre, zonat më të prekura nga flakët gjatë ditës së djeshme kanë qenë Delvina dhe Gramshi.

Ministri Vengu deklaroi se vatra e madhe në Gramsh është fiksuar dhe sot nuk ka pasur përhapje. Në bashkinë Finiq janë shënuar disa vatra të tjera, ndërsa një tjetër vatër në Tiranë, e pozicionuar larg zonave të banuara, po mbahet nën monitorim. “Në Syrin e Kaltër, era dhe temperaturat janë në favorin tonë. Situata është e kontrolluar, por mbetemi vigjilentë”, theksoi ai. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...