Shpallen në kërkim Mefail Shkodra me të bijtë, ekzekutoi dy veta një ditë më parë

Shares

Policia e Kosovës shpall në kërkim tre persona për ngjarjen e rëndë në Gjilan.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë me armë zjarri që ndodhi më 10 gusht 2025 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona babë e bir humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Policia bën thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre të kontaktojë menjëherë stacionin më të afërt policor ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, adresën e emailit info@kosovopolice.com, si dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.

Autoritetet garantojnë se të gjitha të dhënat e ofruara do të ruhen me konfidencialitet të plotë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...