Rrufeja godet bariun dhe tufën e bagëtive në një fshat të Pogradecit

Shares

Një bari u godit për vdekje nga rrufeja sot në një fshat të Pogradecit. Rrufeja po ashtu la pa frymë edhe 20 bagëti të imta të tufës që po kulloste bariu.

“Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta”, njoftoi policia e Pogradecit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...