Skandali i BANKERS, dalin para gjykates se apelit te juridiksionit te pergjithshem në Tiranë te arrestuarit e pak ditëve më parë.
Ata kishin ankimuar masat e sigurise qe u lane ne fuqi nga Gjykata e Fierit.
Perfaqesues te ambasades kineze nuk u lejuan te ndjekin nga afer seancen.
Gjykata e Fierit la në fuqi masat e sigurimit për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bankers.
Gjykata e shkallës së parë në Fier kishre caktuar “arrest me burg” për ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao.
Prokuroria i akuzon të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












