Tri rrënjë kanabisi u zbuluan në Lazarat pas 10 vitesh vëzhgim i kujdesshëm, dy vitet e fundit edhe me dron.
Ato u gjetln më oborrin e një banese por nuk janë bërë analizat nëse ishte mjekësor apo narkotik.
“Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë”, njoftoi policia e Gjirokastrës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












