Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit është narko-euroja! Narko-qeveria, mediat dhe operatorët po e fshehin këtë gjë, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë shtypi në Tiranë.
“Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar.
Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë.
Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, detrave dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore.
Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë.
Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme.
2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, i cili përbën një mashtrim të vërtetë sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore Easy Jet, Ryanair të Rinasit.
Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme.
Mirëpo viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë.
Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë.
Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë.
E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them”, deklaroi Berisha.
Në vijim kreu i PD tha se rënia e vlerës së euros në 35 përqind, rënia e vlerës së dollarit në 35 përqind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro. Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim, theksoi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












