Një person u qëllua për vdekje këtë mbrëmje në Shkodër.
Ngjarja ndodhi në fshatin Paçram, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj u gjet i pajetë në rrugën nga policia.
Krimi i rëndë dyshohet për hakmarrje, pasi 65-vjeçari ishte dënuar për vrasje me dashje kryer më 1995. Ai u dënua për vrasjen e kushëririt dhe përfundoi dënimin më 2023.
“Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia e Shkodrës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












