Pallati shumekatesh pa leje ne Tirane
Kryeministri Edi Rama sulmoi sot nje gjyqtar vetem pak dite pasi e beri kete me nje prokurore. Kesaj here behet fjale per nje vendim qe gjykatesi Hasbi Balliu ka marre ne lidhje me nje ndertim pa leje duke vendosur mase sigurie ne raport me vendimin e sekuestrimit dhe konfiskimit me pas nga autoritetet.
Pallati pa leje eshte strehe e Kadastres ndersa gjyqtari Hasbi Balliu ka vendosur masë sigurie në favor të ndërtuesve të një pallati të konfiskuar pa leje në mes të Tiranës, duke e quajtur atë “pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm”.
Hasbi Balliu
“Këta nuk janë raste të izoluara. Fatkeqësisht, as Gjeli e as Balliu nuk janë të vetmit. Ka edhe prokurorë e gjykatës të tjerë që mbajnë gjallë forcën e vjetër brutale të Antiligjit dhe të Antishtetit, gjithmonë në favor të biznesit të madh dhe në dëm të interesit publik. Ku janë këto institucione? Pse nuk reagojnë ndaj abuzimeve ulëritëse të prokurorëve e gjykatësve në çdo nivel?” deklaroi Rama.
Rama theksoi se qytetarët i kërkojnë llogari qeverisë për qëndrimet e drejtësisë së pavarësuar, por vetë qeveria nuk ka asnjë instrument për të ndikuar. “Po ne, ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesit publik, kur këta individë, të paguar me taksat e shqiptarëve, i shërbejnë paligjshmërisë?” – shtoi ai.
Në përmbyllje të deklaratës së tij, Rama u shpreh se shqiptarët i kanë dhënë qeverisë mandatin për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës dhe pjesë të Bashkimit Europian deri në vitin 2030. “Nuk na e dhanë këtë mandat për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave,” theksoi ai, duke shtuar: “Drejtësia vonon, por nuk harron – për të gjithë.”
Pallati i ndertua pa leje ne syte e institucioneve qe drejtohen nga Rama, te cilat nuk e preken kete ndertim por e lane te perfundonte, natyrisht edhe me lejen e qeverise dhe tarifen e korrupsionit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













