Kush e përfshiu në incenerator kompaninë MEG Albania, Këlliçi përmend dy emra

Shares

Pyetja që i drejtoj për të disatën herë Prokurorit të kësaj dosje, Dritan Prençi është: Përse nuk hetohet roli i dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, përkatësisht Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në këtë aferë korruptive?, tha sot në një deklaratë për media deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi.

“Nëse prokurori Dritan Prençi, nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Deputetja e PS Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës.

Nga kjo seli dhe nga kjo foltore, janë dhënë me qindra deklarata e janë bërë publike shumë fakte që tregojnë se vdekja e minorenit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, jo vetëm që nuk u zbardh kurrë nga organet e drejtësisë, por kjo ngjarje u përdor nga Erion Veliaj si alibi për pikënisjen e aferës korruptive në landfillin e Sharrës, fillimisht me shoqërinë MEG Albania dhe në fund me kompaninë fantazmë të Inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi.

Sado që regjimi vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive që i ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e vërteta në fund do të dalë në dritë, përfundoi Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...