Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot se lidhur me vendimet e gjykates kushtetuese qe kane konstatuar problematika dhe shkelje ligjore nuk i komenton ato. “Ne nuk komentojmë, jemi te detyruar ti zbatojmë”, tha ai.
Dumani komentoi vendimin e gjykatës së Strasburgut për rastin “Gellçi” duke thënë se ka patur deformim të të dhënave nga Avokatura e Shtetit.
“Në Strasburg, avokatura e shtetit nuk ka vuri ne dijeni, mungese e theksuar koordinimi, duke na ulur mundesine te mbrojme vendimarrjet tona. Avokatura e shtetit nuk na njoftoi, eshte ajo qe perfaqesohet, ne Strasburg kane shkuar te dhena te pasakta, Thoma Gëllci eshte arrestuar nderkohe qe ne Strasburg ka shkuar informacioni sikur eshte vetdorezuar”, u justifikua Dunani pa u zgjeruar më tej nëse ndaj Avokaturës së Shtetit po hetohen arsyet e deformimit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












