Pas komunikimit të akuzës të SPAK ndaj tij, kreu në qeli i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shkruajtur një letër të gjatë për publikun ku deklaron përfundimet e hetimit sipas këndvështrinit të tij.
“Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës – të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK”, shkruan ai në letër.
Në vijim ai ankohet për kontrollin e pasurisë dhe vendimarrjen që ka bërë nga e SPAK duke shkuar deri në tallje me ta, pasi shton se i mbikqyrën përmes 30 rojeve edhe kolonoskopinë.
“Edhe kjo, pjesë e kësaj innuendo të qëllimshme dhe poshtëruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, nëse nuk gjendet asnjë provë penale në punën e viktimës, kalohet në vetting që nga udhëtimet e moshës 25 vjeç, pa funksion politik, gjer në kolonoskopinë e 2025-ës. Dhe kur prapë nuk gjendet asgjë, i hapin dosje bashkëshortes, vëllait, nënës, vjehrrit të ndjerë, kushërinjve dhe gjithë fisit e rrethit shoqëror – të gjithë në punët e tyre private”, ankohet Veliaj.
Në vijim ai thotë se asnjë bosi droge nuk ia kanë bërë këtë kontroll.
”Kujt bosi të drogës ia kanë bërë këtë? Kujt vrasësi serial ia kanë bërë këtë përfshirje të gjithë fisit e shoqërisë? Cilit kriminel i është persekutuar e gjithë familja?”, shkruan Vekiaj që siç duket e shmabg faktin se bosët e drogës nuk punojnë me para publike dhe as me pushtetin që i kanë dhënë qytetarët. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












